“E dashuroj”, Monica Bellucci konfirmon lidhjen e saj të re

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 20:48 | Showbiz

Monica Bellucci ka konfirmuar marrëdhënien e saj me regjisorin Tim Burton.

Aktorja 58-vjeçare italiane, në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.

Monica dhe Tim janë takuar 16 vjet më parë, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/vajza-e-monica-bellucci-mahnit-romen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos