
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar sot kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e cilësuar diskutimin si të shkëlqyer dhe të fokusuar në çështje të rëndësishme.
“U fol për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA, mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, lufta kundër korrupsionit si dhe investimet amerikane në Shqipëri, nga jugu në veri”, sqaroi ambasadorja, duke shtuar se një opozitë që “sheh përpara është e domosdoshme për demokracinë”. (A2 Televizion)