Një burrë nga Miçigani, i akuzuar se ka vrarë bashkëshorten e tij, u sulmua nga djali i viktimës në sallën e gjyqit.
London Thomas kapërceu barrierën dhe iu sul 46-vjeçarit Vashon Flowers, i cili ishte në zonën e jurisë dhe po fliste me avokatin e tij.
Djali nuk arriti dot deri te objektivi i tij pasi forcat e rendit e ndaluan. Ai përfundoi duke u përleshur me oficerët derisa e shtrinë në tokë dhe e arrestuan.
Sipas “Fox News” djali i viktimës nuk do të lejohet më të jetë i pranishëm në seancat gjyqësore. (A2 Televizion)