Ushtria ruse testoi me sukses një raketë hipersonike që ka si qëllim të parandalojë çdo sulm të mundshëm raketor nga Perëndimi.
Kremlini nuk bën me dije emrin e raketës së re që u lëshua nga Sary-Shagan, një bazë stërvitoret që përdoret për mbrojtjen ajrore në Kazakistan.
Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për raketën hipersonike PRS 1M, e cila si qëllim kryesor ka të mbrojë Rusinë dhe vendet strategjike të saj nga një sulm i mundshëm me raketa nga NATO apo armiqtë e tjerë.
Sipas të dhënave, raketa e sapotestuar ruse mund të arrijë një shpejtësi rreth 3 km në sekondë. (A2 Televizion)