All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kina rikthehet në pikën "zero", mijëra raste të reja ditore, po ndërtohen spitale të reja për pacientët

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 12:32 | Bota
Kina rikthehet në pikën "zero", mijëra raste të
All - Paragraf - 1

Kina rikthehet atje ku ishte 2 vite më parë. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë punimet për ndërtimin e një qendre izolimi për të infektuarit me COVID-19, por edhe një spital të ri COVID, në qytetin Jilin, me 6 mijë krevate për pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim.

Qendra e izolimit dhe trajtimit të pacientëve me koronavirus, po ndërtohet brenda terminalit Kai Tak të Hong-Kongut. Sipas qeverisë, këtu do të strehohen mbi 1000 pacientë, në gjendje më të lehtë, për të mos zënë shtretërit në spitalet publike.

All - Paragraf - 3

Me pandeminë që duket se po rikthen shqetësimet dhe frikën e 2 viteve më parë, autoritetet në Kinë kanë vendosur të përshpejtojnë punën edhe për rikthimin në fuqi të masave anti-covid, duke nisur nga distancimi social sikurse kanë nisur edhe testimet masive, ndërsa spitali i ri covid do të jetë funksional nga 22 marsi, sapo të përfundojë faza e parë e ndërtimit.

https://a2news.com/2022/03/15/51-milione-kineze-ne-karantine-rikthehet-frika-ndaj-pandemise/

Në Kinë, qytetet kanë nisur të raportojnë raste të reja në nivele shqetësuese, me mbi 1500 në ditë. Prej 3 ditësh, autoritetet kanë vendosur të kthejnë në karantinë kombëtare, 2 rajone të mëdha, atë të Jilin me 24 milionë banorë dhe qytetet jugore të Shenzen dhe Dongguan, me thuajse 28 milionë banorë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos