All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Kjo është e turpshme!”, skema e Abramovich, jahtet ia mbron Marina Mbretërore

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 12:20 | Bota
All - Paragraf - 1

Roman Abramovich ka ngritur flamurin e Bermudës në dy prej superjahteve luksoze në pronësinë e tij, duke i dhënë kështu mbrojtje “britanike”, edhe pse është sanksionuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Oligarku rus, i cili është larguar nga Anglia pasi u fut në listën e personave të sanksionuar nga ky shtet si kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, i ka regjistruar të dy jahtet e tij në Bermuda, territorin britanik që ndodhet në Karaibe.

All - Paragraf - 3

Mediat britanike kanë fotografuar jahtin Solaris në Tivar të hënën, ndërsa sot raportohet se jahti po lundron në Detin Jon, pranë ishullit grek të Kefalonisë.

Flamuri i Bermudës, një fushë e kuqe me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar në cep, i siguron jahteve të Abramovich jo vetëm mbrojtje nga ushtria britanike në rast nevoje, por edhe mbështetje nga konsullatat britanike në të gjithë botën. Jahti ndodhej në Barcelonë të shtunën e kaluar, por u largua prej andej pasi biznesmeni duket se e parashikoi se do të përfundonte në listën e të sanksionuarve.

“Flamuri është një prej emblemave më të admiruara në det të hapur dhe çdo mjet lundrues gëzon mbështetjen e Marinës Mbretërore”, thuhet në faqen zyrtare të qeverisë britanike. Sipas rregullave, Abramovich gëzon edhe të drejtën për të kërkuar ndihmën e autoriteteve britanike, nëse jahtet e tij kërcënohen nga sanksionet e një shteti tjetër.

All - Paragraf - 6

Ian Hodge, presidenti i Shoqatës së Marinës Tregtare Britanike, e quajti mbajtjen e këtij flamuri nga jahtet e Abramovich si një “turp”. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Bermudës që të çregjistrojnë jahtin në mënyrë që të mos ketë mundësi të mbajë më atë flamur. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos