Kushërinjtë godasin njëri-tjetrin me sëpatë, përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 09:33 | Kronikë
Kushërinjtë godasin njëri-tjetrin me sëpatë,

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk të Belshit, rreth orës 08:35.

"Shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe pēr pasojë të dy shtetasit janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën", tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos