Kishte mbjellë kanabis në banesë, arrestohet i kërkuari

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 12:01 | Kronikë
Kishte mbjellë kanabis në banesë, arrestohet i kërkuari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u arrestua shtetasi Shpëtim Kamberaj, i cili është dënuar me 3 vjet burg për kultivim narkotikësh.

Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos