
KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale "arrest me burg", respektivisht "arrest në shtëpi", vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi për pezullimin u mor me 10 vota pro, në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit. (A2 Televizion)