Një video dramatike tregon momentin kur një polic hero ka nxjerrë nga makina që kishte marrë flakë, shoferin pa ndjenja.
Polici e tregon kështu ngjarjen që ndodhi në Miçigan: “Shoferi humbi ndjenjat, por kishte arritur që të lëvizte në vendin e pasagjerit. E hapa derën nga brenda dhe menjëherë më ra në krahë, duke më mundësuar që ta nxirrja jashtë makinës”. (A2 Televizion)