Juventus-Lazio, finalja e fundit e modelit klasik të Superkupës?!

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 10:24 | Futboll
Juventus-Lazio, finalja e fundit e modelit klasik të Superkupës?!

Këtë të diel, Juventus dhe Lazio përballen në finalen e Superkupës italiane, e cila do të jetë ndoshta e fundit e format klasik ku fituesja e kampionatit ndeshet me fituesin e Kupës së Italisë.

Federata italiane e futbollit po studion një organizim të ri të turneut, me katër skuadra, sikurse modeli spanjoll.

Dy gjysmëfinale dhe finalja, duke bërë që për Superkupën të jenë në garë edhe vendi i dytë në klasfikimin përfundimtar të kampionatit si dhe finalistja tjetër e Kupës.

Mbetet ende një projekt, shpjegon “Corriere dello Sport”, por përfitimet financiare mund ta kthejnë shumë shpejt në realitet me të ardhurat që nga 7 milion euro do të arrin shifrën e 30 milion eurove, sipas modelit “Final Four”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos