Nga Finlanda në Hungari, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizon transferimin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 10:14 | Futboll
Nga Finlanda në Hungari, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizon

Hysen Memolla është zyrtarisht lojtar i Diosgiorit në kampionatin hungarez. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i dha fund aventurës në Finlandë me skuadrën e KPV-së, atje u aktivizua prej gushtit të këtij viti.

Është klubi hungarez ai që ka bërë të ditur lajmin, me Memollën që u prezantua këtë të enjte.

27-vjeçari nuk do të jetë futbollisti i vetëm me origjinë shqiptare në klubin e ri, pasi do të luajë në të njëjtën skuadër me Florent Hasanin, mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës.

Diosgiori momentalisht pozicionohet në vendin e 9-tëtë kampionatit hungarez në kuotën e 19 pikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos