Kolaudimi i makinave, Rama: Mjetet e përdorura do bëjnë kontroll një herë në 2 vjet

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 08:15 | Politikë
Kolaudimi i makinave, Rama: Mjetet e përdorura do bëjnë kontroll

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, duke treguar dhe risitë që do të pësojë ky shërbim duke filluar nga 1 janari 2021.

Kreu i qeverisë sqaron mes të tjerash lehtësitë që do të kenë qytetarët për të kontrolluar mjetet e tyre.

Sipas tij, makinat e reja në 3 vite nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa të përdorurat do t’i nënshtrohen testit një herë në 2 vite.

Postimi i kryeministrit

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t'i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

• Radha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund

• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos