Komisionet hetimore, Spiropali: Të gatshëm, njërin e hodhëm poshtë sepse kishte tezat e avokatëve të Becchetti-t

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 22:58 | Politikë
Komisionet hetimore, Spiropali: Të gatshëm, njërin e hodhëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në Absolut 4 flet edhe për komisionet hetimore të iniciuara nga opozita, dhe për arsyet që kanë shtyrë mazhorancën për të pranuar, shtyrë ose hedhur poshtë disa prej tyre.

“I kemi votuar, kërkojmë edhe ne transparencë dhe kuptojmë edhe arsyet e opozitës, lufta vazhdon deklaroi Lulzim Basha.  Lufta brenda opozitës ka ngritur edhe këtë valë. Me sa shohim, strategjia opozitare është të kthehen tek e shkuara, janë karta të vjetra që përdoren gjithmonë, tani me zë më të lartë sepse edhe beteja brenda opozitës është bërë më e egër, ka një garë kush e kush është më radikal, gjejnë armikun te Rama ndërkohë që armiku është brenda, është e qartë”, thotë Spiropali.  

Përtej arsyeve të opozitës, Spiropali shton se “nuk duam të duket sikur nuk dëshirojmë të përdoren   mekanizmat parlamentare, fundja më mirë ne komisione sesa në rrugë.

Kemi votuar për ngritjen e komisioneve hetimore si  dhe për dy të tjera kemi kërkuar shtyrjen, atë për inceneratorin, dhe të tretin e kemi hedhur poshtë sepse nuk është e logjikshme  që për një çështje në hetim të ketë në komision tezat e avokateve të Becchettit, aty flitet për interesin e shtetit shqiptar,  që do të mbrohen domosdoshmërish, përtej show politik”.

Ministrja shtoi se vendimi për këtë komision, përtej analizës politike, erdhi edhe nga shkresa që Avokati i Shtetit i ka bërë Kuvendit sepse çështja është në gjykim, sepse objektet e komisioneve nuk duhet të shkelin kushtetutën dhe duhet të mbrojnë interesat e shtetit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos