Yuri Kim, sonte në A2: Shqiptarët duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 11:50 | Aktualitet
Yuri Kim, sonte në A2: Shqiptarët duhet të vazhdojnë të

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, do të jetë sonte në orën 21:00 në A2, në një intervistë ekskluzive.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ambasada amerikane zbulon disa detaje nga intervista.

“Qytetarët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit... Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”.

Mos e humbisni sonte në orën 21:00, intervistën me ambasadoren Yuri Kim.

Drejtpërdrejt në TV dhe në kanalin e A2 në Youtube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos