Kompania anulon fluturimet pas pezullimit të licencës, pasagjerët në kaos

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 14:40 | Aktualitet

Pezullimi i licencës së kompanisë ajrore “Fly Ernest” shkaktoi kaos në radhët e pasagjerëve, të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar drejt Italisë.

Autoriteti Italian i Aviacionit Civil ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore duke nisur nga 13 janari 2020, për shkak të vonesave të herë pas hershme, masë kjo e marrë edhe nga Autoriteti Civil Shqiptar.

Por këtë të shtunë, me dhjetëra pasagjerë që do të fluturonin drejt Italisë, mbetën të bllokuar në aeroportin “Nënë Tereza”.

Vonesa pati si për udhëtimet e mëngjesit, ashtu edhe për ato të drekës. Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe prezencës së policisë, me qëllim që situata të mos përshkallëzohej, pasagjerët e bllokuar, e kaluan chek in-in pas orës 15:30 dhe arritën të udhëtonin drejt Italisë, ndërsa mbetet i paqartë qëndrimi i kompanisë, e cila ka nisur bllokimet 10 ditë para afatit të vendosur nga autoritetet e aviacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos