
Edhe pse situata globale nga koronavirusi nuk është aspak e qetë, shumë shtete po punojnë për rikthimin e tifozëve në stadiume.
Mungesa e fansave në tribunat e stadiumeve, pas heqjes së izolimit, i ka dhënë një pamje aspak të mirë futbollit, sportit më të ndjekur në botë. Ndërkohë, me fillimin e sezonit të ri pritshmëritë janë që tifozët të rikthehen në stadiume.
Në Premier League, një nga kampionatet më të ndjekur, me shumë mundësi, tifozët do të rikthehen të ndjekin nga afër idhujt e tyre më 1 tetor.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Sporteve, Nigel Huddelstone, i cili është shprehur se synimi është që më 1 korrik, tifozët të kthehen në stadiume.
“1 tetori është synimi ynë kryesor. Nëse shikoni disa nga njoftimet tona, disa janë shtyrë në kohë, disa i kemi kthyer pas, por kjo është përfundimtare. Do të isha i habitur nëse kjo datë do të ndryshohej”, u shpreh Huddelstone. (A2 Televizion)