Korçë, plagoset me thikë, dërgohet në spital një person

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 23:02 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, teksa një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital, në gjendje ende të pakonfirmuar.

I plagosuri është shtetasi Armando Trimi, ndërkohë që i akuzuari për krimin shtetasi Marklelian Jonuzi, edhe pse dyshohet edhe për një person të dytë .

Pamje nga vendngjarja

Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ende të pa sqaruara nga forcat e rendit që po hetojnë.

Në afërsi të zonës së zjarrfikëses së qytetit, i plagosuri ka marrë goditje në shpinë nga Jonuzi, i cili dyshohet të këtë vepruar në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos