Koronavirusi, Basha: Mbetet urgjente ndryshimi radikal i testimeve

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 12:24 | Politikë
Koronavirusi, Basha: Mbetet urgjente ndryshimi radikal i testimeve

Në një konferencë për mediat këtë të martë, kreu demokrat Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria ia ka dalë të mbajë kurbën e të prekurve nga koronavirusi nën kontroll dhe kjo “falë ndërgjegjësimit të qytetarëve për të qëndruar në shtëpi në këto ditë të vështira pandemie”.

Më tej, Basha u shpreh se mbetet urgjent ndryshimi radikal i testimit. “Ndonëse numri i të konfirmuarve të prekur me koronavirus është në shifra të menaxhueshme, shqetësues është fakti se përqindja e viktimave është i lartë dhe kjo tregon se numri i testimeve është i ulët”, tha Basha.

Po ashtu, Basha u shpreh se në mënyrë urgjente duhet të ndërhyhet për të ndihmuar të gjitha bizneset dhe qytetarët për t’i garantuar atyre ushqime dhe një minimum jetik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos