
Koronavirusi po zgjeron hartën e shtrirjes së tij në Shqipëri.
Një rast i ri është konfirmuar në Vlorë. Bëhet fjalë për një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe. Ai është paraqitur në poliklinikën qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin, i cili rezultoi pozitiv.
Raste të reja kanë rezultuar edhe në Elbasan dhe Gjirokastër. (A2 Televizion)