Reshjet e shiut bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 18:13 | Aktualitet

Kanë mjaftuar pak milimetra shi për të shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Pikërisht në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë përmbytur rrugën. Gjithashtu raportohet të ketë pasur dhe rrëshqitje gurësh nga mali për ta bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks.

https://www.youtube.com/watch?v=9pudYgwNWUs

Forcat e policisë dhe bashkisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për zhbllokimin e situatës. Ndërkohë dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos