
Autoritetet në Maltë vendosën rreth 1000 emigrantë që qëndrojnë në një kamp, në karantinë të detyruar, pas rasteve me Covid-19 që u shfaqën mes tyre. Për të siguruar që karantina do të zbatohet, kampi u rrethua nga forca të shumta ushtrie dhe policie.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Chris Fearne, shfaqja e 8 rasteve me koronavirus në kampin e refugjatëve Hal Far, në jug të vendi nënkupton se virusi mund të jetë përhapur me shpejtësi dhe tek të tjerët.
“Ky nuk është diskriminim racor. Urdhrat e karantinës janë njësoj për këdo që rezulton pozitiv me koronavirus dhe personave që qëndrojnë rreth tyre. Karantina është mjeti më i fortë që një vend ka përballë koronavirusit”, u shpreh Fearne.
Momentalisht 8 refugjatët pozitivë me koronavirus janë izoluar nga të tjetër ndërsa pjesa tjetër e kampit do të monitorohet për 14 ditë, aq sa zgjat dhe karantina. (A2 Televizion)