Përkeqësimi i situatës nga pandemia në Kosovë, vaksina e detyrueshme në bare e restorante

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 21:55 | Kosova
Përkeqësimi i situatës nga pandemia në Kosovë, vaksina

Përkeqësimi i situatës nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit ka detyruar autoritetet shëndetësore në Kosovë të rikthejnë disa nga masat shtrënguese.

Masat janë marrë pas konsultimeve me grupet më të prekura prej tyre, të cilat më pas u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kështu, sipas këtyre masave, që hyjnë në fuqi më 20 gusht, klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllen deri më 1 shtator ndërsa restorante dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri më orën 22:30.

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.

Nga 20 gushti gjithashtu nuk do të lejohen klientë në lokale e restorante pa dëshmi vaksinimi apo test PCR.

Në 24 orët e fundit Kosova regjistroi 5 viktima dhe mbi 1700 raste të reja me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos