Rëndohet situata në Kosovë, 5 viktima dhe mbi 1700 raste me koronavirus

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 21:09 | Kosova
Rëndohet situata në Kosovë, 5 viktima dhe mbi 1700 raste me

Një rritje të ndjeshme ka pësuar kurba e viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, në buletinin e saj ditor, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit ndërsa janë regjistruar dhe 1765 raste të reja.

Ajo që bie në sy gjatë ditëve të fundit është se më të prekurit janë të moshave 20 deri në 29 vjeç.

Autoritetet bëjnë me dije se pjesa më e madhe janë të prekur nga varianti Delta i koronavirusit dhe për këtë arsye përsëritën thirrjen drejtuar qytetarëve që të vaksinohen.

Që nga marsi i vitit 2020 deri sot Kosova ka konfirmuar 118 mijë e 752 raste me COVID-19, dhe 2 mijë e 286 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos