
Situatë shqetësuese përsa i përket pandemisë në Kosovë në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se nga 10,258 testime të kryera në 24 orë e fundit 2,110 prej tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Gjithashtu, gjatë ditës së fundit 4 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 12.159. Ndërkohë që gjatë 24 orëve u kryen dhe mbi 20 mijë vaksinime. (A2 Televizion)