Vetëm një javë nga nisja e mësimit, infektohen me Covid disa nxënës në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 21:00 | Kosova
Vetëm një javë nga nisja e mësimit, infektohen me Covid disa

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se pas testimeve të kryera, janë zbuluar disa nxënës të infektuar me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri.

Ministri Zemaj përsëriti thirrjen për kujdes të shtuar dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe i kërkoi Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik që të testojë të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik që shfaq simptoma të koronavirusit.

Menjëherë pas rezultateve të testeve në shkollë, IKSHPK rekomandoi që mësimi në këtë shkollë të fillojë të zhvillohet online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos