Koronavirusi në Kosovë, shkon në 15 mijë numri i të infektuarve

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 15:03 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, shkon në 15 mijë numri i të

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 3 personave, ndërsa një ditë më parë ndërruan jetë 4 persona.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15,002 nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 126 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos