Koronavirusi në Kosovë, ulen viktimat dhe rastet e reja

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 15:30 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, ulen viktimat dhe rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit është shënuar ulje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Kështu, nga 1277 testime janë konfirmuar 267 infeksione ditore, krahasuar me 353 që ishin një ditë më parë. Vatra më e nxehtë e vendit vijon të mbetet Prishtina, me 56 raste. Ndërkaq u shënua një viktimë, krahasuar me 5 fatalitete që ishin ditën e djeshme.

Autoritetet njoftuan se 163 pacientë e mposhtën pandeminë, për një total prej afro 50 mijë të shëruarish. Pas bilancit të sotëm, në vend numërohen mbi 5 mijë raste aktive, ndërësa totali i vdekjeve shkon në 1411. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos