Koronavirusi në plan të dytë, kuksianët furnizohen për Ditën e Verës

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 19:46 | Sociale
Koronavirusi në plan të dytë, kuksianët furnizohen për

Qytetarët kuksianë, edhe pse janë dyndur në supermarket, duket se shkaku kryesor i blerjes së ushqimeve nuk është situata nga koronavirusi, por festimet për Ditën e Verës.

Ndërkohë, duket që qytetarët kuksianë, si të vetmen masë ndaj koronavirusit kanë shmangur dukshëm udhëtimet drejt Tiranës. Shoferët e autobusëve e konfirmojnë këtë.

Gjithashtu, edhe lokalet në këto ditë kanë patur më pak klientë, ndërsa jeta në qytet vazhdon normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos