Koronavirusi në Shqipëri, 21 të prekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 11:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 21 të prekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 21 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar 539 numrin total të të prekurve, nga të cilët kanë ndërruar jetë 26 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 6 pacientë të tjerë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara. 

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë            245 raste

- Durrës            42 raste

- Lushnje          6 raste

- Elbasan          16 raste

- Fier                 35 raste

- Kavajë            9 raste

- Rrogozhinë     4 raste

- Korçë             19 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër          94 raste

- Lezhë             14 raste

- Berat              2 raste

- Has                13 raste

- Krujë              11 raste

-Tropojë           4 raste

- Pukë               5 raste

- Mirditë           3 raste

- Kukës             9 rast

-Mallakastër     1 rast

- Kurbin             2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos