
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin për kërkesën e Komitetit të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit në lidhje me ligjin e Policisë së Shtetit, i cili u lejon këtyre të fundit përgjimet nga policia, pa marrë autorizim paraprak nga Prokuroria.
Sipas këtyre institucioneve, ligji i ri cenon privatësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme thonë se përgjimet, ose survejimet – siç janë cilësuar në ligj – nuk shpërbejnë dhe nuk do të përdoren si prova, por do të përdoren vetëm për punën e policisë, për të parandaluar ngjarje kriminale. (A2 Televizion)