
Gjykata e Tiranës shtyn për më 14 korrik, ora 13:00, seancën ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Shkak i shtyrjes u bë mosformimi i trupit gjykues. Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të Hajdarajt për akuzën e "vrasjes me dashje" dhe kërkoi dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg. (A2 Televizion)