Koronavirusi në Shqipëri, gjobë 10-50 mijë lekë për të ardhurit nga Italia që nuk vetëkarantinohen

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 12:43 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, gjobë 10-50 mijë lekë

Mosrespektimi i urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për izolimin në shtëpi të personave që vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura të Italisë,  përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

Sipas ligjit “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, personat që nuk zbatojnë këtë urdhër ndëshkohen me gjobë që varion nga 10 në 50 mijë lekë të rinj. Vetëkarantinimi i personave që vijnë nga zonat e izoluara të Italisë u urdhërua nga Ministria e Shëndetësisë si masë parandaluese për mospërhapjen e virusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos