Nis dezinfektimi për kopshtet, Veliaj: Fëmijët mund të jenë bartës

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 11:58 | Aktualitet

Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore, për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, konfirmoi se vendimi vlen edhe për kopshtet e çerdhet.

“Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Ndërkohë, ai publikoi edhe një video në rrjetet sociale duke thënë se po kryhen dezinfektimet nëpër kopshte dhe çerdhe, “që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos