
Pika kufitare e Hanit të Hotit rrëzon deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë se shtetasi P.K., 28-vjeçari i prekur me koronavirus që infektoi dhe babain e tij V.K. ka hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare.
Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, P.K. nuk rezulton të ketë kaluar në Han të Hotit. Ndërkohë që ai është regjistruar në TIMS në Muriqan më datën 26 Shkurt.
Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu deklaroi se djali ishte kthyer në Shqipëri nga Firence dhe se kishte hyrë në vend nga pika e Hanit të Hotit.
Në përditësim… (A2 Televizion)