
Një tjetër lajm i rëndë është dhënë nga Ministra e Shëndetësisë, e cila kë bërë të ditur se mjeku Arjan Pushi, 58 vjeç, ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus.
“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Arjan Pushi është mjeku i parë, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa është personi i 63-të që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë. (A2 Televizion)