Peshkaqeni i rrezikshëm “Dhelpër” kapet pranë Vlorës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 14:07 | Aktualitet

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për peshkaqenin “Dhelpër”, i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.

E ka marr emrin “Dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det. Ai bën dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë. Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë  e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.

Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.

Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie  nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.

Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale. Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë, por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos