
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të paguajë ose të kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit që do të kujdeset për fëmijëët gjatë kohës që shkollat dhe çerdhet janë të mbyllura.
“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan kreu demokrat në rrjetin social.
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi të mbyllë të gjitha institucionet arsimore për një periudhë 2-javore. (A2 Televizion)