
Shqiptarët u dyndën në supermarkete për të marrë rezerva ushqimore në rast izolimi, në ditën e parë të Shqipërisë zyrtarisht me koronavirus.
“Po marrim masa. T’i kemi në shtëpi, nuk i dihet se çfarë ndodh”, thotë një qytetare.
Të tjerë nxituan nëpër shkolla, kopshte dhe çerdhe për të marrë fëmijët, sapo qeveria njoftoi pezullimin e mësimit për të paktën dy javë.
Megjithatë, koronavirusi nuk ka frenuar frekuentimin e kafeneve apo transportit publik.
Frika nga virusi i ri ka ulur numrin e pacientëve që i drejtohen qendrave shëndetësore të lagjeve. Por, nga ana tjetër ka rritur numrin e personave që shkojnë në farmaci për të marrë rezerva ilaçesh. (A2 Televizion)