
Në Kosovë vijon të jetë e rëndë situata nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19. Deri tani, në Kosovë kanë ndërruar jetë 185 persona.
Ndërkohë, shqetësuese janë edhe shifrat e të prekurve të rinj, ku në 24 orët e fundit është vendosur rekord negativ, pasi kanë rezultuar pozitivë edhe 276 persona, edhe pse janë kryer 404 teste, duke pasur një përqindje mjaft të lartë pozitiviteti.
“Situata është tepër e rëndë dhe kjo është duke ndikuar te stafi shëndetësor. Aktualisht kemi mbingarkesë. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e neglizhencës së masave për të parandaluar përhapjen e virusit”, është shprehur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. (A2 Televizion)