Koronavirusi, Trump nuk ndal sulmet ndaj Kinës: Ndihmoi në procesin e përhapjes

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 08:27 | Bota
Koronavirusi, Trump nuk ndal sulmet ndaj Kinës: Ndihmoi në procesin e

Para muajit tetor Amerika do të regjistrojë 200 mijë jetë të humbura. Këtë paralajmërojnë autoritetet shëndetësore që hedhin poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se virusi e ka humbur fuqine e tij të dikurshme.

Sipas tyre mosrespektimi i masave dhe distancave do jetë shkaku kryesor i përhapjes së virusit që dëmton kryesisht personat me të tjera sëmundje.

Në këtë pikë duket se Trump nuk ka ndërmend të ndalë sulmet ndaj Kinës. Akuzave të tij tanimë i shtohet fakti që nuk e përjashton mundësinë që Pekini ka ndihmuar procesin e përhapjes së virusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë e mëdha dhe për të dëmtuar konkurrencën.

Deklaratën e bëri për një intervistë nga revista “Wall Street Journal” ku ndër të tjera vijon akuzat edhe ndaj OBSH që e favorizuan Kinën në momentet e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos