Ministri i Jashtëm për “gjunjëzimin” antiracist: I marrë nga Game of Thrones, i gjunjëzohem vetëm mbretëreshës dhe gruas

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 20:34 | Bota

Një intervistë radiofonike të ministrit të jashtëm Dominic Raab po shkakton skandal në opinionin publik britanik, pasi ai komentoi dinamikën e protestave dhe simbolikën e lëvizjes antiraciste Black Lives Matter në mënyrë origjinale.

“E mirëkuptoj sensin e frustrimit që po drejton lëvizjen por duhet të them se kjo gjëja e gjunjëzimit më duket më shumë një simbolikë nënshtrimi sesa lirie dhe emancipimi. Nuk e di ndoshta origjinën, por më duket si diçka e marrë nga episodet e Game of Thrones”, deklaroi ministri.

Ministri i Jashtëm britanik Domonic Raab

Raab madje vijoi duke thënë se ai mund të gjunjëzohej vetëm para dy personave në botë, “mbretëreshës dhe gruas sime, kur i kërkova të martohem”.

Skenë nga seriali i njohur "Game of Throne"

Deklaratat e kryediplomatit britanik shkaktuan reagime të ashpra, në veçanti nga opozita parlamentare, që i kujtoi ministrit si gjesti nuk ka ardhur nga seriali i famshëm, por nga gjesti i bujshëm i lojtarit me ngjyrë të futbollit amerikan, Colin Kaepernick, në vitin 2016, i cili u gjunjëzua gjatë himnit amerikan në San Francisco për të protestuar mbi diskriminim  e personave me ngjyrë nga forcat e rendit.

Colin Kaepernick, në vitin 2016, u gjunjëzua gjatë himnit amerikan në San Francisco

Gjest ky, që javët e kaluara u mor si simbol nga lëvizja Black Lives Matter, në valën e protestave pas vdekjes së amerikanit George Floyd.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/06/edhe-justin-trudeau-ne-proteste-kryeministri-ulet-ne-gjunje-bashke-me-protestuesit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos