Koronavirusi, Trump po rishikon mundësinë e një raundi të dytë pagesash direkte për qytetarët

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 08:35 | Bota
Koronavirusi, Trump po rishikon mundësinë e një raundi të

Presidenti Trump deklaroi gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë se qeveria federale është duke menduar të bëjë një raund të dytë pagesash tek amerikanët për të zbutur krizën që i ka goditur nga pandemia e koronavirusit.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse do të ketë një raund të dytë të pagesave direkte dhe ai u përgjigj që kjo gjë po mendohet seriozisht nga administrate duke qënë se pandemia po vijon ende të rëndojë situatën.

Gjatë konferencës, lideri i Shtëpisë së Bardhë shprehu keqardhjen për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kryeministrit britanik Boris Johnson.

“Dua t’i dërgoj urimet më të mira një mikut tim të mirë dhe të kombit tonë, kryeministrit Boris Johnson. Jemi të trishtuar për lajmin që dëgjuam se ai është dërguar në terapi intensive për shkak të koronavirusit”, u shpreh Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos