Një tigër rezulton pozitiv me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 10:16 | Bota
Një tigër rezulton pozitiv me koronavirus

Nadia, një tigër 4-vjeçar në kopshtin zoologjik të Bronksit në Nju Jork, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe mendohet të jetë kafsha e parë e prekur nga COVID-19.

Tigri shfaqi simptoma të sëmundjes dhe pasi iu morën mostrat rezultoi pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer në një laborator veterinar, i ndryshëm nga ai që i bëhet njerëzve.

Nadia besohet të jetë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk kishte shfaqur simptoma.

Kopshti zoologjik është mbyllur për publikun që prej 16 marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos