Kapiteni i shkarkuar nga aeroplanmbajtësja amerikane, pozitiv me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 10:02 | Bota
Kapiteni i shkarkuar nga aeroplanmbajtësja amerikane, pozitiv me

Mediat amerikane raportojnë se kapiteni i Marinës amerikane, Brett Crozier, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga detyra ka shfaqur simptoma të virusit të ri me origjinë nga Kina.

Duke cituar disa burime të afërta me ish-zyrtarin e lartë të Marinës, The Times shkruan se kapiteni Crozier shfaqi simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 përpara se të largohej nga drejtimi i aeroplanmbajtëses “USS Theodore Rusvelt”.

https://a2news.com/2020/04/03/krenaria-e-ushtrise-amerikane-shnderrohet-ne-vater-koronavirusi-por-kapiteni-qe-dha-alarmin-pushohet/

Marina amerikane refuzoi të jepte një koment për këto raportime.

Kapiteni Crozier u shkarkua nga detyra pas letrës së shkruar Pentagonit, ku raportonte se Marina nuk kishte bërë sa duhej për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në anije. Ai gjithashtu kërkoi ndihmë për karantinimin e një pjesë të madhe të ekuipazhit pasi shumë ushtarë ishin prekur nga pandemia.

Zyrtarët e Lartë të Marinës Amerikane e komentuan shkarkimin e kapitenit me motivacionin se krijoi perceptimin se Marina dhe qeveria nuk ishin në krye të detyrës, përmes letrës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos