Kosova regjistron 23 raste të reja me koronavirus

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 09:20 | Kosova
Kosova regjistron 23 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë informon publikun se 23 raste të reja me koronavirusi janë regjistruar në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 250.

Numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus është regjistruar në Ferizaj.

Zyrtarët e Shëndetit Publik bëjnë me dije dhe një lajm të mirë se nga virusi i ri janë shëruar ditën e fundit 14 të prekur për një total prej 52 personash.

Që nga shfaqja e koronavirusit për herë të parë më 13 mars, në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e tij 7 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos