
“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm”. Kjo përbënte kryefjalën e bisedës mes kancelares gjermane Merkel dhe presidentit serb Vuçiç.
Vuçiç ra dakord në lidhje me këtë çështje dhe shtoi se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore. Në këtë kuadër, Vuçiç i premtoi Merkel, se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për krijimin e një atmosfere konstruktive dhe të hapur për dialogun me Prishtinën.
Për momentin, dialogu është ndërprerë edhe si pasojë e pandemisë, por ekspertët po shqyrtojnë paralelisht të gjitha anekset e marrëveshjeve, para se takimi të zhvillohet mes liderëve të të dyja vendeve. (A2 Televizion)