"Kosova, zemra e Serbisë", Djokovic jep mesazhe politike në Roland Garros

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 18:27 | Kosova

Novak Djokovic, pas debutimit të sotëm në Roland Garros, ka lëshuar një mesazh politik në gjuhën serbe.

Pas ndeshjes me Aleksandar Kovacevic, sipas televizionit shtetëror serb, tenisti i është drejtuar kamerës, duke shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

Shkrimi është bërë referuar situatës në veri të Kosovës, ku strukturat paralele serbe nuk po lejojnë kryetarët e sapozgjedhur që të ushtrojnë detyrën e tyre.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos