
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci, i cili nuk e kaloi dot Vettingun.
Sipas KPK, Troci nuk justifikon pasurinë. Ka fshehur të ardhurat, ka dhënë deklarim të rremë dhe profesionalisht u gjet me shkelje të çështjes.
Troci ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ai mbahet mend si Prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. (A2 Televizion)