
Partia Socialiste vazhdon të ketë potencial për të tërhequr individë që kanë qenë kritikë. Këtu e shikon analisti Afrim Krasniqi edhe dallimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që sipas tij te kjo e fundit nuk ka ndodhur kurrë që të ftohen të gjitha figurat.
“Rezultati zgjedhor ka ndryshuar shumë gjëra dhe partitë politike, një gjë që më bën përshtypje është nënshtrimi i partisë ndaj kryetarit. Asnjë nuk e kundërshtoi pjesëmarrjen në stadium. PS vazhdon të ketë potencial për të tërhequr individë që kanë qenë kritikë. Dhe nuk duan të jenë në opozitë me partinë e tyre. Te PD nuk ka ndodhur të ftohen të gjithë figurat dhe ky është dallimi mes së majtës e së djathtës”.
Sa i takon largimit të Gramoz Ruçit nga politika, Krasniqi e shikon si shembull pozitiv, edhe pse ai sipas tij ishte socialisti i fundit në PS, pasi asnjë nga socialistët e ‘91 nuk ka mbijetuar.
“Ruci ishte socialisti i fundit në PS. Asnjë nga të ‘91 nuk ka mbijetuar në PS. Kapi postin më të lartë dhe e shoh si çështje të zgjedhjes së tij për të shtyrë pensionin e tij në angazhime të tjera. Ka dhënë shembull pozitiv. Mendoj që gjithë politikanët e viteve ‘90 e kanë konsumuar veten e tyre”.
Identiteti i së majtës është më i madh se identiteti i tyre politik, thotë Krasniqi dhe këtu u referohet të gjithë zërave kritikë, që heshtën gjatë fushatës, ndërsa vlerëson PS për mbylljen e konflikteve të brendshme.
Edhe figurat kritike në PS në fushatë heshtën se identiteti i së majtës është më i madh se identiteti i tyre politik. Është normale që çdo parti duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe me shumë gjasa mund të jenë pranverën e ardhshme. Është show dhe Rama e PS shquhet për këtë, jam dakord që sapo ka fituar zgjedhjet dhe ka mbyllur konfliktet e brendshme, por është meritë e tyre dhe të gjejnë pika të përbashkëta. Socalistët janë më përpara”.
Për Krasniqin është lajmi i mirë ndryshimi i elitave, por sipas tij ai duhet të bëhet në bazë të meritës dhe jo të mbiemrit. Sipas tij Partia Socialiste ka nevojë për cilësitë që kishte i ndjeri Bashkim Fino.
“Nëse partitë kanë forcë reformatore e ndryshimi elitash është lajm i mirë. Shohim një fenomen ndryshim brezash për shkak të mbiemrit dhe jo meritës. Kjo është një frymë që na vjen nga partia komuniste. Një pjesë e socialistëve e quanin heroizëm periudhën në tranzicion. Ata shquhen për krijimin e miteve dhe heronjve. Fino është respektuar se nuk ishte denigrues ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve, ishte politikan i hapur. PS ka nevojë për dy cilësi që kishte Fino që nuk denigron kundërshtarët dhe njihte shtetin”. (A2 Televizion)